Gjyqtarja Matilda Fetahu ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë se rrethit Elbasan për masën “Arrest me burg” për të 5 të arrestuarit e Cërrikut, ish-drejtori i zjarrfikëses dhe 4 vartësit duke i dhënë masën ‘Arrest shtëpie’. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Cërrik, Artion Taci u arrestua të enjten nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Elbasan.
Ish drejtori i zjarrfikësës dhe vartësit e tij akuzohen se kanë dhënë vërtetime false subjekteve që kishin detyrime, ndërsa kanë marrë pjesë aktive në zgjedhje në një kohë që e kanë pasur të ndaluar. Hetimet disa mujore të autoriteteve nisën pas një denoncimi nga një qytetar.
Mbi ish kreun e zjarrfikëses rëndojnë veprat penale të “Ushtrimit te ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Dy vartësit e tij akuzohen për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.