Akuzat se Kurti ka lidhje me Serbinë, kërkohet ndërhyrja urgjente e prokurorisë – vjen paralajmërimi i keq për Haradinajn!

1 month ago 7
Reklamë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar duke hedhur akuza të rënda ndaj Albin Kurtit, ku sërish ka insistuar se kryeministri është i rekrutuar nga Serbia, madje ka thënë se ka financime të dyshimta, transaksione prej shtetit serb.

“Ai ka qenë në mision te armiqtë, e kanë ndihmuar për tu ngritur në pozitë. Edhe financimet i ka të dyshimta, ka transaksione nga Serbia. Një zyrtar i Qeverisë Kurti ka bërë kërkesë zyrtare Serbisë për numrin e saktë të pjesëtarëve që UÇPMB-së. I ka pyet a na tregoni numrin e pjesëtarëve. Nuk ka mundësi ajo ditë me ndodh rastësisht ai është i rekrutuar nga Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Këto akuza të Haradinajt, i ka komenduar profesori Enver Bytyçi.

Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se kreu i AAK-së ka drejtë ta kritikojë Kurtin për mënyrën e qeverisjes, performacën e tij, pasi çdoherë mund të bëj më mirë.

Mirëpo, sipas tij akuzat e Haradinajt kanë karakter tjetër, pasi e akuzon kryeministirin për lidhje të dyshimta me Serbinë, si spiun i saj. Në këtë rast, profesori ia përmendi atij disa gjëra nga e kaluara, më saktë sa ishte në qeverisje.

Image

Enver Bytyçi.

“Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe në fund të javës me akuza të rënda kundër Albin Kurtit. Si opozitar zoti Haradinaj ka të drejtë të bëjë akuza kundër kryeministrit të Kosovës për punën e tij, për performancën e qeverisjes, për atë çfarë bën dhe çfarë produkti jep. Edhe sikur të bëjë më të mirën e mundëshme një qeveri dhe një kryeministër, gjithmonë ka mundësi të bëjë më shumë. Dhe në këtë aspekt kritikat e opozitarëve, në trastin konkret të zotit Haradinaj, do të ishin jo vetëm të motivuara, por edhe të kuptueshme, në mos jo të pranueshme.

Por akuzat e Rambos kundër Albinit kanë një karakter tjetër. Rambo e akuzon Kurtin për spiun të Serbisë, për lidhje të fshehta e të dyshimta me Serbinë, për transaksione parash nga Serbia ose në Serbi të Albin Kurtit, për “misione të kryera e të pakryera”, e kështu me radhë. A është kjo luftë e ashpër, a është shpifje, apo është e vërtetë akuza e zotit Haradinaj në këtë rast, këtë nuk e di askush. Secilit na mbetet të gjykojmë vetëm mbi bazën e fakteve që shohim si publik. Po Ramushi për çudi në dy raste ka akuzuar për bashkëpunim me Serbinë e për tradhti ndaj Kosovës. Në rastin e parë akuzoi Hashim Thaçin e për të njëjtën arsye pak më vonë Edi Ramësn për lidhje të ngushta me Serbinë në përpjekjet e tyre për ndarjen e Kosovës. Asokohe gjithkush e ka besuar këtë akuzë, por gjithashtu ata që besuan nuk e morën vesh pse u tërhoq zoti Haradinaj nga kjo. Pra, pse ndërroi qasje dhe u bë mik me miqtë e Serbisë e sidomos me Edi Ramën?!” – deklaroi ai.

Krahas kësaj, profesori hodhi disa dyshime mbi akuzat e Haradinajt, derisa tha se ndoshta edhe tërhiqet dhe i kërkon falje Kurtit, ngjashëm siç bëri me Ramën, por kjo vetëm nese kryeministri do i kërkonte koalicion.

“Ky fakt që thashë me lart më bën të dyshoj edhe për akuzat që ai ia bën kryeministrit Kurti. Duhet të ketë një arye madhore, që të shkojë deri në këto akuza. Ndoshta tërhiqet e kërkon falje, siç bëri me Ramën. A do ta bënte këtë tërheqje p.sh nëse Kurti do t’i thoshte Rambos, “Hajde bëjmë bashkë koalicion dhe ti do të jesh president në vend të Vjosa Osmanit, në mandatin tjetër”! Unë them se po. Atëherë pse ndodhi që u lëshuan akuza kaq bizare? Nga ana tjetër, veprimet e zotit Kurti dhe qëndrimet e tij në mbrojtje të Kosovës, territorit të saj dhe sovranitetit përballë Serbisë nuk lënë asnjë dilemë se Kurti është i vendosur për ta shkëputur përfundimisht Kosovën nga thonjtë e përgjakur të Serbisë”, u shpreh Bytyçi.

Më tej, ai përmendi edhe një deklaratë të kreut të AAK-së, ku tha se deklarata e tij ishte ishte në favor të Beogradit dhe akuzave që Serbia ia bën Kosovës.

“Pikërisht këtë opinion pozitiv përpiqet zoti Haradinaj edhe kur nënvleftëson arritjet në vendosjen e sovranitetit në veri të vendit. Kur thotë se më shumë në Leposaviç ka policë sesa njerëz që rrinë në kafe. Është e njëjta gjë që thotë edhe Aleksandër Vuçiq. Edhe sikur të ishte e vërtetë ajo që thotë zoti Haradinaj për prezencë policësh pa fund në veri të Kosovës, ai duhet të dinte se deklarata e tij ishte ishte në favor të Beogradit dhe akuzave që Serbia bën çdo ditë në institucionet ndërkombëtare për të ashtuquajturën “dhunë të qeverisë së Kurtit kundër serbëve në veri”! Më e pakte kjo quhet papërgjegjshmëri!”

Në fund, profesori tha se edhe prokuroria duhet të përfshihet në këtë rast, dhe t’i hetojë akuzat e Haradinajt ndaj Kurtit për “lidhje e tij me Serbinë”.

Po ashtu, tha se në rast se kryeministri është i pafajshëm dhe zoti Haradinaj shpif, atëherë këtë të fundit duhet dënuar për rrezikshmëri shoqërore e kombëtare.

“Akuzat e kreut të AAK-së kundër kryeministrit Kurti për lidhje të fshehta të këtij të fundit me Serbinë duhej të ishin bërë tashmë objekt i hetimit të Prokurorisë së Posaçme. Ministrja Albulena Haxhiu u thirr menjëherë dhe u mbajt gjashtë orë në këtë prokurori, pse ajo tha se ka të dhëna për një të dënuar se është ndihmuar nga të huaj për t’u arratisur prej burgu. Ramush Haradinaj akuzon kryeministrin për lidhje e transaksione të fshehta me Serbinë, i përsërit këto akuza çdo ditë dhe askush në prokurorinë përkatëse nuk “kujtohet” të thirret për të deponuar faktet e të dhënat që posedon.

Në këtë rast prokuroria duhet të veprojë me shpejtësi dhe me forcë. Nëse kryetari i një partie akuzon kryeministrin, atij i duhen kërkuar të shpjegohet. Nëse ka të dhëna dhe fakte, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi penale, sepse sa më shumë një kryeministër i tillë rri në detyrë, aq më shumë dëmtohet vendi. Nëse kryeministri është i pafajshëm dhe zoti Haradinaj shpif, atëherë duhet dënuar për rrezikshmëri shoqërore e kombëtare akuzuesi, pra Ramushi. Njëri prej këtyre të dyve ose të dy bashkë, do të duhej të kishin shkuar deri më sot në dyert e prokuroorisë së Posaçme. Kur thirret me urgjencë ministrja e Drejtësisë dhe nuk thirret një deputet apo kryetar i një formacioni politik për të njëjtën gjë, atëherë duhet thënë se drejtësia në Kosovë është selektive, e kapur politikisht. Në këtë pikëpamje ministrja Haxhiu dhe kryeministri, madje edhe presidentja Osmani, kanë të drejtë kur kritikojnë ashpër drejtësinë si të ndikuar politikisht nga PRONTO-Hajnia!” – përmbylli Enver Bytyçi për “Bota sot’.

Read Entire Article