Akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, sot seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për Ruben Saraiva

7 months ago 3

Mbahet sot seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj portugezit Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të 2023, u paraqit sërish këtë të mërkure në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me rivlersimin e masës së sigurisë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se seanca e cila u mbajt ndaj Saraivas me 11 mars u shty për shkak se avokati i tij u njoh me fashikullin e dosjes hetimore.

Avokati Kujtim Cakrani bëri me dije se klienti tij nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë si autor të vrasjes se biznesmenit.

Sipas tij policia dhe prokuroria kanë më shumë dyshime sesa prova që e implikojnë klientin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article