Al Ahly medalje bronzi në Botërorin e Klubeve

10 months ago 33
23:44 22/12/2023

Egjiptianët fitojnë finalen e vogël ndaj japonezëve të Urawa Red

Al Ahly është fituese e medaljes së bronztë në Botërorin e Klubeve. Skuadra egjiptiane arriti të festojë me shkallën më të ulët të podiumit fitoren e 25-të në këtë kompeticion. Finalja e vogël kundër japonezëve të Urawa Red përfundoi me shifrat 4-2, me këto të fundit që u kënaqen me një vend të katërt. Plot gjashtë gola dhuroi sfida e zhvilluar në Jeddah në sytë e 27 mijë tifozëve.

Avantazhi i shpejtë prej dy golash i dha një tjetër shtysë egjiptianëve drejt fitores së kësaj sfide, pavarësisht se reagimi i japonezëve ishte i beftë dhe për pak surprizues. Gjithsesi, Al Ahly kishte kontrollin e topit dhe rastet ishin të shumta, duke detyruar edhe kundërshtarin për të shënuar.

Në fund, një sukses i jashtëzakonshëm për rekordmenët e futbollit afrikan, që në këtë kompeticion të mbajtur në Arabinë Saudite regjistruan dy fitore dhe humbjen ndaj Fluminense që i kushtoi eliminimin nga pretendimet për fitimin e trofeut.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article