Alaba nuk është i paprekshëm, Reali ia cakton çmimin e largimit dhe tre klube duan të nënshkruajë me të

10 months ago 7

David Alaba mund të largohet nga Real Madridi pas dy viteve e gjysmë të kaluara në Santiago Bernabeu.

Edhe pse Alaba ka qenë fillimisht një lojtar kyç, bordi i Los Blancos nuk e përjashton mundësinë që ta shesin austriakun nëse vije oferta e duhur.

Në fakt Real Madridi i ka caktuar çmimin e largimit austriakut dhe për ta lënë të lirë synon të fitojë 60 milionë euro nga shitja e tij.

Ky ndryshim në situatën e Alaba ka tërhequr vëmendjen e tre klubeve që kërkojnë të përforcojnë linjat e tyre mbrojtëse.

Manchester United: Skuadra angleze është në kërkim të një mbrojtësi me përvojë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Raphael Varane, i cili është afër largimit nga klubi. Bordi i United sheh në Alaba përvojën dhe cilësinë e nevojshme për të forcuar mbrojtjen sezonin e ardhshëm.

-Juventus: Zonja e Vjetër ka synimin e saj të fitoj Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë për të përforcuar skuadrën. Me mundësinë e pjesëmarrjes në kompeticionin më të lartë evropian, Juventus sheh në Alaba mundësinë për të shtuar qëndrueshmëri dhe përvojë në repartin defensivë.

-Al Ittihad: Nën drejtimin e Marcelo Gallardo, Al Ittihad kërkon të konsolidohet si një ekip elitar dhe e ka identifikuar Alaban si një përforcim kyç në mbrojtje. Me lojtarë të njohur si Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho në radhët e tyre, përfshirja e Alaba do të ishte një hap tjetër drejt ndërtimit të një ekipi të nivelit të lartë.

Fiksimi i Real Madridit për çmimin e shitjes së Alaba ka nisur një konkurrencë mes këtyre klubeve të interesuara. Secili ka arsyet dhe ambiciet e veta për ndjekjen e mbrojtësit austriak dhe do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohen negociatat në javët në vijim.

E ardhmja e Alabas duket e destinuar për një ndryshim të pamjes dhe fati i tij do të varet nga cili klub mund të përmbushë pritjet financiare të Real Madridit. /Telegrafi/ 

Read Entire Article