‘Alarm’ për një rikthim të Trumpit e Grenellit! Eksperti nga Brukseli tregon se çfarë do të ndodhë me Kosovën pas tërheqjes së Biden-it

1 month ago 9
Reklamë

Biden njoftoi më 21 korrik se do të tërhiqet nga gara presidenciale e 5 nëntorit.

Presioni nga Partia e tij Demokratike për t’u tërhequr, u rrit pas një performance jo të mirë të Bidenit në një debat presidencial me kundërkandidatin republikan, Donald Trump.

Biden i dha mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, për të garuar kundër Trumpit.

Gjithë këto zhvillime shkaktuan reagime të mëdha, pasi një rikthimi i Trumpit në pushtet është i mundshëm dhe si i tillë nuk do të ishte zhvillim pozitiv për Kosovën.

Në lidhje me tërheqjen e Bidenit nga gara presidenciale dhe rikthimin e mundshëm të Trumpit në pushtet, foi bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se janë tre skenarë kryesorë që mund të ndodhin në kuadër të zgjedhjeve në SHBA.

Po ashtu, ai u shpreh i shqetësuar nëse Trump fiton zgjedhjet, pasi tha se nuk do ishte lajm i mirë për Kosovën.

Image

Toby Vogel.

Madje, eksperti nga Brukseli parashikoi mundësinë që Trump t’i japë një rol të rëndësishëm Grenellit, me që rast do rikthehej rreziku për planin e “shkëmbimeve të territoreve”.

“Unë mendoj se në këtë fazë ka spekulime të ndryshime, por ka tre skenarë kryesorë: një administratë Trump 2; një administratë Harris; ose një demokrat tjetër që sfidon Harrisin, fiton nominimin dhe fiton presidencën.

“Trump 2” do të ishte shumë i keq për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, por për Kosovën në veçanti. Është e mundur që Trump do t'i japë Richard Grenellit një rol të lartë në administratën e tij - ndoshta Sekretar i Shtetit - dhe plani i ashtuquajtur "shkëmbim i territoreve" do të ishte përsëri në axhendë. Ndryshe nga hera e kaluar, ne nuk kemi një Merkel në Evropë që ta ndalojë këtë, kështu që mund të bëhet shumë e shëmtuar. Dhe lidhjet tregtare të familjes Trump dhe Grenell me Serbinë janë gjithashtu shumë shqetësuese dhe do të çimentonin më tej prirjet e tyre pro-serbe”, nënvizoi ai.

Më tej, eksperti nga Brukseli nuk ishte shumë i kënaqur as me qasjen e administratës Biden ndaj zhvillimeve në Ballkan, derisa përmendi edhe fuqizimin e Vucciqit dhe Ramës.

“Duke thënë këtë, dhe kjo më çon në skenarët me një president dermokrat, administrata e Biden ka qenë një zhgënjim i madh për sa i përket qasjes së saj ndaj Ballkanit. Ambasadori Hill e ka bërë shumë të qartë se administrata dëshiron të qetësojë rajonin - ta mbajë të qetë - duke fuqizuar të fortët vendas, veçanërisht Vuçiqin dhe Ramën. BE-ja është në të njëjtën gjatësi vale. Unë do të prisja që një presidencë e Harris të vazhdojë këtë politikë, e cila do të ishte një problem real pasi forcon forcat më retrograde dhe antidemokratike në rajon”, përfundoi Toby Vogel për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article