Alarmi i NATO-s për Kosovën, ekspertët zbardhin detajet mbi paralajmërimet për konflikt ushtarak – kërkohet kujdes!

2 months ago 7
Reklamë

Së fundi, janë shtuar alarmet në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë, kjo marrë parasysh provokimet nga pala serbe.

E për këtë edhe po bëhen thirrje të vazhdueshme për dialog dhe marrëveshje mes dy palëve.

Të enjten, një zyrtar i aleancës në Uashington, potencoi se NATO dhe KFOR, janë “shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e përkeqësimit të saj”.

Në NATO, ne jemi të mendimit që zgjidhja dhe stabilizimi në të ardhmen i situatës së sigurisë do të varet plotësisht nga zgjidhjet politike. E kemi theksuar vazhdimisht nevojën për dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv diplomatik. Po ashtu kemi theksuar nevojën për shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë incidente sigurie,” u tha gazetarëve një zyrtar i NATO-s, i cili foli për situatën e sigurisë në Kosovë.

Sipas zyrtarit të NATO-s, “është për të ardhur keq që angazhimi në dialog nuk ka prodhuar marrëveshje apo çuar drejt thellimit të dialogut dhe kjo nënkupton që tensionet në terren vazhdojnë të kenë pasoja për sigurinë.

“Ne vazhdojmë … t’i nxisim të dyja palët që të angazhohen në mënyrë sa më konstruktive dhe më të dobishme, sepse e vetmja zgjidhje e vërtetë e situatës është zgjidhja politike,” shtoi ai.

Ky shqetësim i shprehur nga NATO, erdhi pikërisht në kohën kur po shtohen thirrjet për kujdes dhe paralajmërimet për eskalimin e situatës në vendin tonë.

E në lidhje me këto paralajmërime të NATO-s, kanë folur ekspertët për “Bota sot”.

Softa: Krahas rrugës së forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, duhet të investohet për paqen

Image

Fatjon Softa

Si fillim, eksperti Fatjon Softa në një bashkëbisedim me gazetën, potencoi se siguria varet nga zgjidhjet politike.

Për këtë arsyje, ai tha se NATO kërkon shmangien e veprimeve të njëanshme.

“Zgjidhja dhe stabilizimi në të ardhmen i situatës së sigurisë do të varet vetëm nga zgjidhjet politike, aleanca rekomandon nevojën për shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë incidente sigurie, zëra që vijnë nga zyrtarë të NATO-s”.

Gjithashtu, eksperti i sigurisë tha se humbja e Le Pen në Francë, është lajm i mirë për Kosovën dhe sigurinë në rajon.

Humbja e Le Pen, favorizon situatën që mund të shkonte në rrugë të rrezikshme për Kosovën dhe për rajonin. Krahas rrugës së forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, duhet të investohet për paqen. Rrugët e komunikimeve mes shoqërive civile me ndërmjetësi ndërkombëtare, mund të jenë. Një tjetër kanal komunikimi dhe jo vetëm komunikimet zyrtare, duhet të gjejmë profesionistët dhe forcat demokratike në Serbi dhe Kosovë që të ndihmojnë me kapacitetet e tyre”, përfundoi Fatjon Softa për “Bota sot”.

Hoxha: Duhet të punojmë ngushtë më SHBA, BE dhe aleatët tjerë të politikës demokratike

Image

Hafir Hoxha

Ndërsa, ish-ushtaraku Hafir Hoxha potencoi se institucionet e shtetit tonë kanë për qëllim të forcojnë sovranitetin, kurse Serbia ka tjera synime.

“Institucionet e Kosovës i kanë synimet dhe projektet e veta që të forcojnë shtetin e Kosovës, për të njëjtën hapësirë gjeografike, Serbia krejtësisht tjera synime dhe angazhime, kjo që t’i dëmton synimet e Kosovës direkt dhe indirekt, duke u munduar ta bëjë të pamundur ekzistimin e shtetit të pavarur, duke e penguar në diplomaci dhe kudo që është e mundur. Serbia për këtë synim ndan shumë buxhet, prandaj i kemi dy qasje krejtësisht të kundërta për të njëjtin vend, për të njëjtin njerëz në të njëjtën kohë”.

Hoxha në prononcimin e tij për “Bota sot” komentoi edhe intervenimet e NATO-s në vitin 1998, si dhe problemet e Kosovës e Serbisë.

“Këtu pala e tretë, faktori ndërkombëtar ka intervenuar duke reaguar, forcat e NATO-s në vitin 1999, pastaj mbikqyrja e zhvillimit të Kosovës deri tek shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Gjatë këtyre ngjarjeve historile janë vërejtë edhe dallimet e shumë shteteve anëtare të OKB-së ndaj çështjes, problemit të Kosovës dhe Serbisë, ku shteti serb rregullisht kërkon mbeshtetës për politikën e saj ndaj Kosovës. Dallimet politikë vërehen edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe nëse trekëndëshi Rusi-Kinë- Iran përforcohen dhe gjejnë aleatë, shtete të tjera të vogla kudo në botë që jan kundër demokracisë dhe mbështesin politikat diktatoriale, atëherë ata paraqesin problem serioz për SHBA-në dhe BE që mundohen të zhvillojnë dhe të demokratizojnë te gjitha shtetet e botësbnëse është e mundur duke i përfshi edhe këto të lartpërmendurat”, nënvizoi ai.

Më tej, ish-ushtaraku përmendi edhe rrezikun për konflikt ushtarak, ku kërkoi të përgatitemi për më të keqen.

“Nëse Kina, Rusia, Irani shohin te arsyeshme me hap konflikte, luftëra të reja, që me i detyru ato shtete që ende nuk janë përcaktuar se në cilën anë do të rreshtohen. ato do ta bëjnë edhe në konflikte luftarake, një vend interesant gjeostrategjik për ta është edhe Serbia në Ballkan, kështu që ne duhet të bëhemi gati për variantin më të keq. Pra, edhe për konflikt ushtarak, por në çfarë përmasa nuk dihet. Mendoj që Serbia do të knaqet me aneksimin eventual e veriut të Kosovës, të Trepçës dhe Ujmanit. Ne pra duhet të punojmë ngushtë më SHBA, BE dhe aleatët tjerë të politikës demokratike”, përfundoi Hafir Hoxha për “Bota sot”.

Read Entire Article