Alba thotë se këtë të premte do të largohet nga Big Brother VIP Kosova, pa marrë parasysh a e voton publiku a jo për të alë

9 months ago 33

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, ka paralajmëruar se do të largohet këtë të premte nga shtëpia.

Këtë ajo e ka bërë gjatë një bisede me Bucin dhe Santianën në dhomën e lavanderisë.

Buci i tha se deri të premten do të ndryshojë mendim, por që bukuroshja shkodrane u shpreh e prerë në dëshirën e saj për të dhënë dorëheqje nga gara e madhe.

Alba dha si arsye presionin që nuk e duron dot më dhe faktin se nuk ndjehet mirë.

Madje e njëjta u shpreh se edhe po nuk e nxori publiku këtë javë, do të jetë vet ajo që vullnetarisht do të lërë shtëpinë. /Telegrafi/

Read Entire Article