Alba Vukaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 2

9 months ago 45

Alba Vukaj është larguar nga Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja nga Shkodra ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Kjo u bë pas një televotimi që u hap në spektaklin e së hënës nga ‘Vëllai i Madh’ me pyetjen ‘Kë doni ta largoni’.

E njëjta është pëlqyer për lojën e saj, ndonëse ka qenë më e sinqertë dhe më pak e përfshirë në debate.

Ajo është komentuar më shumë për raportet me meshkujt e shtëpisë që krijoi brenda.

Sidoqoftë, ka mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të këtij reality shou.

Vlen të përmendet që finalja do të mbahet me datë 2 shkurt. /Telegrafi/

Read Entire Article