“Albert Halilaj kryetar i Bashkisë Kukës të hënën”, Berisha i kundërpërgjigjet Manjës: Kriminel elektoral

11 months ago 19
Reklamë
13:13 21/09/2023

Zgjedhjet në Kukës janë bërë burim debati që kanë vendosur përballë kryedemokratin Sali Berisha dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën.

Ky i fundit është shprehur i bindur se kuksianët do të votojnë më 24 Shator kandidatin e PS-së, Albert Halilaj dhe këtë nuk ka ngurruar që ta shfaqë dhe në seancën plenare.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të PD-së, Sali Berishës, i cili e ka quajtur Manjën një “kriminel elektroral”, i cili sipas kryedemokratit “bën propagandë njësoj si Shukriu apo Safeti”.

Ulsi Manja: Kuksianët do të mbështesin një djalë të tyrin që jeton dhe banon në Kukës dhe nuk është emigrant në Kukës. Albert Halilaj e ndjen dhimbjen për Kukësin, njësoj si ata që do t’i japin votën ditën e dielë dhe nuk është kandidat që do të telekomandohet nga Tirana për të qarë hallet e banorëve të Kukësit. Rrini të qetë, priteni ditën e dielë me qetësi. Kuksianët e dinë se kë do të zgjedhin ditën e dielë. Këtu do të jemi dhe do të shohim se kë do të mbështesin banorët e Kukësit. E mora fjalën në këtë sallë për të thënë që mos jua qani hallin socialistëve apo banorëve të Kukësit sepse kemi çuar një kandidat që do të ndalojë shpopullimin. Ka ardhur koha që Kukësi të ketë një kryear bashkie që e ka në mend të jetojë në Kukës. Albert Halilaj e ndjen me zemër Kukësin, është një qytetar model i Kukësit. Ndërsa kandidati që keni çuar ju, voton në Tiranë. Priteni ditën e dielë me qetësi. Kuksianët po e presin në paqe këtë fushatë. Isha mbrëmë në Kukës, një entuziazëm qytetar i jashtëzakonshëm. Albert Halilaj do të jetë kryetar bashkie ditën e hënë.

Sali Berisha: Ai është një kriminel i mirëfilltë elektoral, është i damksour elektoral dhe ngrihet këtu dhe bën propagandë elektroale njësoj si të ishte Shukriu ose Safeti, por ai ka dosjen e vet./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article