“Albion Rrahmanin nuk e shesin për asnjë çmim në janar” – aksionari i Rapid flet për sulmuesin në formë

11 months ago 27
Reklamë

Albion Rrahmani është një nga futbollistët më të mirë të Superligës së Rumanisë, pasi sulmuesi i Rapid Bukuresht ka shënuar 6 gola në 4 ndeshje kampionati.

Ofertat për të nuk do të mungojnë në këtë afat kalimtar, por Victor Angelescu, një nga dy aksionerët e Rapid, ka bërë të ditur se Rrahmani nuk do të largohet në dimër në asnjë rrethanë, pavarësisht ofertave.

Rapidi është i gatshëm ta mbajnë Rrahmanin deri në verë, ku atëherë do të ketë edhe opsionin e një transferimi jashtë vendit.

“Nuk bëhet fjalë që ai të largohet, ka luajtur 4-5 ndeshje, nuk ka një gjë të tillë, ne duam ta mbajmë sa më gjatë, të paktën deri në fund të sezonit, kështu që nuk po mendojmë për asgjë tjetër. Shpresoj të fitojmë titullin, kupën ose të kualifikohemi në garat evropiane”.

“Dhe, pse jo, le ta mbajmë edhe pas kësaj. Ajo që është shumë e qartë është se do ta lëmë të shkojë vetëm për një shumë që mendojmë se e meriton, pra një shumë të madhe. Nuk më pëlqen të bëj deklarata të tilla (sa kushton Rrahmani)”.

“E nisi shumë mirë, por mendoj se është e rëndësishme që një futbollist të mos ketë vetëm 4-5 ndeshje të mira, por një sezon të mirë dhe i lutem Zotit që të mos lëndohet, kjo është shumë e rëndësishme”.

“Nëse ai bën punën e tij dhe na ndihmon të arrijmë objektivin tonë, është e qartë se çdo lojtar dëshiron të kalojë në një klub të madh ”, deklaroi Angelescu për Digi Sport. /Telegrafi/

Read Entire Article