Shënoi tre gola dhe dha një asist, Asani në formacionin më të mirë të javës në Championsin aziatik

5 hours ago 25
Reklamë

Jasir Asani shënoi 3 gola dhe dha asist për ekipin e tij Guangju në ndeshjen e parë historike në Champions League Aziatike.

Ai u vlerësua nga “SofaScore” me notën më të lartë, 9,9. Jo vetëm kaq, por Asani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës.

Forma e shkëlqyer e sulmuesit të Shqipërisë është pa diskutim një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të tetorit.

Read Entire Article