Alby the Goat: Më rrinte në kokë vajza ime, më bllokonte nga gjithçka tjetër që ndodhte rreth shtëpisë

9 months ago 10

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka qenë sonte (e diel) e ftuar në emisionin “Big Talk”.

Ajo ka folur për qëndrimin e saj brenda pasi të premten u eliminua nga gara për çmimin e madh.

Ish-aktorja e filmave për të rritur qëndrimin brenda shtëpisë e ka konsideruar si një eksperiencë të paharrueshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Alby mes tjerash është shprehur se i rrinte në kokë vajza e saj dhe e bllokonte nga gjithçka që ndodhte në shtëpi.

“Ka qenë pjesa e fundit kur më erdhi vajza, ditën që iku nga shtëpia, e pash se si reagoi dhe ajo më ka bllokuar nga gjithçka”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja tutje shtoi: “Sikur ta disha që jam gati të dalë sepse më rrinte në kokë vajza ime dhe më bllokonte nga gjithçka tjetër që ndodhte rreth shtëpisë”.

Sidoqoftë, e njëjta është pëlqyer brenda për lojën dhe për mesazhet që ka përcjell, varësisht prej situatave. /Telegrafi/

Read Entire Article