Aldo Morning Show – Emisioni 22 Dhjetor 2023

10 months ago 29
11:47 22/12/2023

#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Përdori gabimisht hashashin si rigon në ushqim, 40-vjeçarja bëhet për spital

Një grua rreth të 40-ave ka përfunduar në spital, pasi pa e ditur kishte përdorur hashashin si rigon në ushqimin që po gatuante.

Në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, korrespondenti i Vlorës, Albi, u shpreh se ky incident ka ndodhur pasi djali i saj, i cili konsumonte lëndë narkotike, kishte lënë qesen e hashashit mbi tavolinë.


Albi: Një grua rreth të 40-ave është shoqëruar për në spital. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur para disa ditësh dhe është një ngjarje shumë e vërtetë, ku i ka rënë, le ta themi, të fikët, por jo se vuante nga ndonjë sëmundje apo ku ta di unë, por ka qenë për fajin e djalit të saj. Djali konsumonte lëndë narkotike, tek pjesa e hashashit. Ka pasur një hashash në një qese të vogël dhe ngaqë ka qenë vetëm në shtëpi, e ka lënë atë mbi tavolinë. Gruaja pasi ka ardhur më vonë, e ka marrë dhe e ka quajtur në formën e rigonit dhje e ka hedhur përsipër në gjellë.

Aldo: Ishte hashash për përdorim vetjak?

Albi: Po po, normale për përdorim vetjak. E ka hedhur në gjellë dhe më pas i ka dhënë ato efektet e tjera, ku i ka rënë dhe të fikët. 

Ç’do të ndodhë në 2050-n? Pano: Thonë që bota s’do të ekzistojë më, problem inteligjenca artificiale

Këtë të premte në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka qenë i ftuar pastori dhe pedagogu i filozofisë, Akil Pano, i cili ka folur rreth teknologjisë dhe efektet negative që ka në shoqëri.

Kur Aldo, moderatori i programit, e pyeti: “Çfarë do të ndodhë në 2025-n?“, përpos teorive konspirative në lidhje me fundin e botës, pastori u ndal edhe tek inteligjenca artificiale.


Aldo: Pyetja e fundit. Jemi në fund të 2023-shit. Për fat të mirë tani rrojnë edhe ata që nuk e njohin fare teknologjinë, brezi i vjetër, fare, i acaron madje, por edhe të rinj që jetojnë 24 orë me teknologjinë. Çfarë do ndodhë në 2050-n?

Akil Pano: Ka parashikues të cilët… parashikues, domethënë jo në dimensionin shpirtëror, por thjesht duke matur zhvillimet dhe ngjarjet që teknologjia ka sjellë njerëzimin deri tani, të cilët shihen edhe si konspiracionist. Mbase disa prej tyre thonë që deri në 2050-n bota nuk do të ekzistojë më. Kim Jong Un dëgjova dje, kishte dalë me një publikim që mundet të përdori armët bërthamore, në rast se do të kërcënohet Koreja e Veriut. Gjithsesi, 2050-n, një nga problemet që ne kemi është inteligjenca artificiale.

Aldo: Temë e madhe shumë kjo.

Akil Pano: Ajo që e ka sjellë një epokë, e cila njihet si trans-humanizëm. Dhe kam përshtypjen se tek ky nocion duhet të përqendrohemi dhe duhet të fokusohemi, tek trans-humanizmi. Njeriu i robotizuar. Gjithçka e robotizuar që lidhet me ne si njerëz. Por, ky është momenti mbase për të theksuar, që duhet të rikthehemi tek të qenurit njerëz. Çfarë është të jesh njeri? Për shembull, Mark Aureli tek “Meditime” (libër), ka një moment ku një skllav i tij, flinte pranë tij dhe gjithnjë ishte i porositur që t’i kujtonte një të vërtetë të madhe Mark Aurelit. Dhe e vërteta ishte kjo: “Kujto që je veç një njeri”. 

/tvklan.al



Read Entire Article