Aleanca e Grave Deputete dënon dhunën te “Media”

9 months ago 27
14:18 18/01/2024

“Dhuna është një akt që tregon dëshpërim”

Aleanca e Grave Parlamentare përmes një deklarate publike dënon dhunën dhe intimidimin e ushtruar dje në Komisionin e Medias ndaj kryetares Flutura Açka dhe deputeteve të tjera në këtë komision.

Aleanca e Grave thotë se “dhuna është një akt që tregon dëshpërim dhe përdoruesit e saj tregojnë hapur pamundësinë e tyre për të pranuar mendimin ndryshe”.

“Ne gratë deputete, shprehim indinjatë të thellë për atë që ndodhi dje si dhe për gjithë klimën e linçimit dhe përbaltjes së grave dhe kërkojmë vënien para përgjegjësive të autorëve të kësaj dhune” thuhet në deklaratë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article