Alibeaj nga Komisioni i Ligjeve: Ky është drafti final i arritur nga pazari, bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese

1 month ago 6
Reklamë

Deputeti Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve theksoi detyrimin e komisionit për transparencë ndaj iniciativave të partive politike. Alibeaj zbuloi se një projektligj i ri ishte dorëzuar pa numër, datë apo firmë, duke e cilësuar atë si rezultat të një pazari që bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Alibeaj vuri në dukje se ky projektligj përfshin ndryshime të diskutueshme si mbyllja e 30% të listave dhe vota e diasporës me postë dhe me pagesë, duke e cilësuar këtë të fundit si një formë diskriminimi ndaj diasporës.

Fjala e plotë:

Alibeaj: Ky komision ka për detyrë të bëjë transparencë për iniciativë për secilat parti politike, por do duhej të bëjë transparencë edhe për diçka më tepër. Atë që se bërë ju, po bëj unë. Gjysmë orë me parë, në emailit zyrtare tona ka ardhur një dokument, pr.ligj pa numër, pa datë, s’ka të firmosur asgjë nga askush. Ky është propozim i rënë dakord nga dikush me dikë? Ka ardhur në email dhe çdo vëmendje e arsyeshme fillon e mendon që është iniciativë ligjore, duhet të dalë zot dikush. Nuk qenka Gjiknuri. Serioziteti duhet të jetë i tillë, me të vërtetë duhet të bëjmë detyrën tonë për të sqaruar inicitaivat individuale, por s’duhet të jemi hipokritë. Ky është drafti final i arritur nga pazari. Po jap dy pasazhe për të kuptuar njerëzit, pazari është i thjeshte, në nenin 4 të këtij pr.ligji është parashikuar lidhur me çështjen e herësit të famshëm. Listat 30% janë të mbyllura, nuk është as rregulli i mëparshëm i 10 mijë votave. Nëse do kishte dikush të kalonte këtë mur, tashmë kjo nuk është e mundshme. Bie ndesh me kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me votën e diasporës s’ka çudi, është vendosur votë me postë, me pagesë, me pikatore. Diaspora për të cilën të gjithë përbetohen do ta ketë me paratë e tyre, me pikatore, aq sa do partia në pushtet.

Read Entire Article