Allegri: Barazimi kundër Atalantës rrit vetëbesimin e Juventusit

11 months ago 26
Reklamë

Massimilano Allegri ka folur pas ndeshjes me Atalantan duke thënë se ky barazim rrit vetëbesimin e Zonjës së Vjetër. Ai është ndalur të komentojë gjithashtu edhe paraqitjen e Wojciech Szczesny duke thënë se ai është ndër më të mirët në Evropë.

Bianconerët luajtën baras 0-0 ndaj Atalantas në “Gewiss Stadium” këtë të diel dhe Allegri u nda i kënaqur me atë që pa në Bergamo.

“Jam i lumtur me pikën e fituar dhe paraqitjen”, u shpreh ai fillimisht për mediumin “DAZN”.

“Ne luajtëm mirë për 60 minuta, por mund të kishim bërë më shumë teknikisht, veçanërisht në pasimin final. Ne e mbajtëm topin në tokë, por Atalanta bëri presion të lartë. Tani, ne kemi një javë për t’u bërë gati për derbin”, shtoi Allegri.

Juventus do të jetë nikoqir i Torinos xhiron e ardhshme në atë që njihet ndryshe si “Derby della Mole”, sfidë kjo që do të jetë e fundit para pauzës së kombëtareve.

Mbrojtësi brazilian Bremer, u zëvendësua pas pjesës së parë duke i lënë tifozët e Juventusit të shqetësuar rreth gjendjes së tij, por Allegri tha se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim dhe pritet të jetë në dispozicion ndaj Torinos javën e ardhshme.

Juventus momentalisht pozicionohet në vendin e katërt në elitën e futbollit italian, me 14 pikë të grumbulluara, katër më pak se rivali Interi./Telegrafi/

Read Entire Article