Teksa alpinistët po shijonin një ditë në Brazil, ata kapën disa pamje ku pretendohet se shfaqen krijesa jashtëtokësore.
Sara Dalete vuri re disa figura të çuditshme në Ilha do Mel, dhe pamjet e regjistruara i shpërndau menjëherë në rrjete sociale, me përshkrimin se aty shfaqen alienë.
Në video shihen figurat e paqarta teksa lëvizin krahët me shpejtësi, duke qëndruar në majë të kodrës.
Këto pretendime bazohen edhe në historitë e mundshme të alienëve në Brazil, ku ende përmendet incidenti i UFO-ve në Varginha në vitin 1996.
Por, këto pamje nuk e kanë bindur ekspertin e UFO-ve, Nick Pope, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale, se aty me të vërtetë shfaqen krijesa jashtëtokësore.
Shumë prej komentuesve thanë se ato mund të kenë qenë shtylla ecjeje të alpinistëve, pasi pamjet janë të paqarta dhe shumë lehtë mund të aludohet në diçka tjetër. /Telegrafi/