Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja ka nisur stërvitjen me skuadrën e Evertoni-t.
Shqiptari duket se ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në kampionatin e Premier League-s, pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga klubi anglez, Broja shfaqet duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.
Një lajm i mirë ky nga sulmuesi “kuqezi”, që së shpejti do mund të kthehet të luajë.
Kështu shqiptari bëhet gati të rikthehet në fushën e lojës pas një mungese të gjatë, me ndeshjen e fundit për të, që ka qenë miqësorja Chelsea-Club America, më një gusht 2024.
Vlen të theksohet se Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, me Kombëtaren “kuqezi” që më 16 nëntor do përballet me Republikën Çeke, teksa më 19 nëntor me Ukraninë, të dyja sfida që do të luhen në stadiumin “Air Albania”.