Ambasadori i BE-së apel politikës: Nisni dialogun, që të fillojë funksionimi normal i parlamentit

7 months ago 11

TIRANË – Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka bërë një thirrje ndaj politikës shqiptare. Ai tha se të gjitha partitë politike duhet që të nisin dialogun për të rivendosur funksionimin normal të parlamentit.

Me anë të një postimi në rrjetin social X, Gonzato shprehet se ky është një kusht bazë për anëtarësim në BE.

Today, I witnessed how Albanian politicians from various political parties engaged in discussions and debates regarding the Assembly’s role in the EU negotiation process. With urgency, similar discussions should commence in the Parliament to restore its normal functioning.
1/2 https://t.co/wlPH45iS5Q

— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) February 28, 2024

“Sot kam qenë dëshmitar sesi politikanët shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në. Me urgjencë, diskutime të ngjashme duhet të nisin në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij.

Ky është një nga kushtet bazë për anëtarësimin e vendeve në BE. Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Gonzato në X.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article