Ambasadori rus quan shkelje praninë e presidentit ukrainas në Këshillin e Sigurimit/ Rama e sfidon: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën!

1 year ago 21
Reklamë

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzy, e ka cilësuar shkelje praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në debatin që po zhvillohet sot në selinë e OKB-së në New York.

Kjo shkelje krijon rrezik, tha Nebenzy, që kërkoi nga Edi Rama që drejton debatin, të mos i japë të drejtën e fjalës presidentit të Ukrainës. Rama e sfidoi ambasadorin rus:

Nebenzy: Këtu ka një shkelje sepse udhëtimi i vetë pres për të ardhur këtu, shihet si një privilegj, në vend të të cilit, gjatë seancës së mëparshme, delegacioni ukrainas mori pjesë me një lidhje on live. Kjo shkelje praktike është e rrezikshme.

Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ardhja e presidentit (ukrainas) sot është në shkelje me rregullat. Vendet jo anëtare nuk flasin para vendeve anëtare.

Rama: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën.

Ambasadori i Rusisë i kërkoi Presidentit të Këshillit të Sigurimit të mos flasë në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë:

“Ju tërheq vëmendjen se sot po flisni në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Sigurimit, jo si kryeministri shqiptar”.

Top Channel

Read Entire Article