Ambientalistët ndërpresin garën/ Çiklistët pjesëmarrës në botëror u penguan për gati 1 orë

1 year ago 24
Reklamë
17:40 06/08/2023

Një protestë aktivistësh në mbrojtje të klimës ndërpreu për gati 1 orë një nga garat më të rëndësishme të Kampionatit Botëror të Çiklizmit që po zhvillohet në Skoci.

Etapa e garës së rrugës nga Edinburgu në Gllazgou u ndal përkohësisht rreth 190 kilometra larg finishit. Regjia e garës nuk dha pamje nga protestuesit, por vetëm çiklistët dhe organizatorët që pengonin sportistët të shkonin më tej.

Mediat shkruajnë se policia arrestoi 5 prej tyre. Pas 55 minutash pritje situata u normalizua dhe gara vijoi normalisht. Skocia vendi mikpritës i kampionatit botëror të çiklizmit 2023 ka shpenzuar mbi 77 milionë Euro për të organizuar këtë aktivitet nga 3 deri më 13 Gusht.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article