“Amerikanët janë budallenj, rusët do ta pushtonin vendin tonë në një kohë të shkurtër”, Dana White me kritika të ashpra për bashkëvendësit

10 months ago 24

Dana White, presidenti i UFC, sulmoi të rinjtë amerikanë, duke thënë se ata rusë janë sot shumë më superiorë.

“Nëse Khabib dhe ekipi i tij do të vinin nga Dagestani, ata ndoshta do ta pushtonin Amerikën në një kohë të shkurtër”, deklaroi fillimisht White.

“Brezi i sotëm i amerikanëve është plot me idiotë dhe përveç një grupi nga jugu, askush nuk do të ngrihej për të mbrojtur këtë vend. Kur ne shikojmë njerëz nga vende të tjera, këta djem nga Rusia janë ndërtuar ndryshe, kanë një mentalitet krejtësisht të ndryshëm. Jemi bërë të butë dhe të dobët”.

White i ofroi Khabibit shuma të pabesueshme për t’u kthyer në Oktagon, por dagestanezi refuzoi të gjitha ofertat sepse pas vdekjes së babait, ai i premtoi nënës së tij se do të tërhiqej pas luftës së 29-të.

“Nuk është e lehtë të refuzosh ofertat prej 20, 30, 40 milionë dollarësh, por për mua nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Kur vendosa të largohem, ky është fundi i historisë për mua. Jam i lumtur dhe nuk pendohem për vendimin”, shpjegoi Khabib. /Telegrafi/

Read Entire Article