Amnistia penale, PS: Gati të pranojmë propozimet e opozitës

8 months ago 21
19:32 05/02/2024

“Të enjten votojmë në parlament marrëveshjen me Italinë”

Socialistët kanë vendosur të pranojnë propozimin e deputetit demokrat Ferdinand Xhaferi dhe të përfshijnë në listën e përfituesve të amnistisë penale dhe afro 350 persona të dënuar apo që janë në proces gjyqësor për akte dhune gjatë protestave të opozitës.

Vendimi është artikuluar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së i zhvilluar me dyer të mbyllura. Ky hap duket një ofertë nga ana e socialistëve për të bindur opozitën që të votojë pro amnistisë penale pasi në këtë mënyrë përfitojnë dhe mbështetësit e saj.

Tv Klan mëson se është ngritur si shqetësim nga ministri i Drejtësisë në mbledhje nevoja për të përshpejtuar miratimin e amnistisë penale. Situata e mbipopullimit në burgje bën urgjente sipas tij lirimin e përfituesve që duke përfshirë dhe propozimin e opozitës e çon në afro 1 mijë numrin e atyre që do të fitojnë lirinë apo që do të mbyllin proceset në gjykata.

Por në mbledhje është diskutuar dhe mbi propozimin e vetë socialistëve për të përfshirë në listën e përfituesve dhe të dënuarit që kanë ndërtuar pa leje për qëllime strehimi.

Kryetari i grupit Bledi Çuçi ka njoftuar deputetët të jenë të gjithë të pranishëm në seancën e të enjtes pasi veç amnistisë që do të përfshihet në axhendë nëse opozita pranon të bashkojnë votat, shumica ka vendosur që këtë javë të fusë në rendin e votimit dhe Protokollin me Italinë për qendrën e azilantëve në Gjadër.

Por ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka zbardhur vendimin e saj përfundimtar për këtë çështje që vetëm pasi të botohet në Fletoren Zyrtare heq pezullimin që kjo gjykatë i bëri shqyrtimit të marrëveshjes në parlament.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article