Analisti: Nëse ka plan konkret për hapjen e urës atëherë edhe mund të veprohet, por...

4 months ago 14

Temë diskutimi mbetet akoma hapja e Urës së Ibrit, në Mitrovicë, ajo e cila tash e 25 vjet ndan qytetin në dysh, në pjesë jugore dhe veriore.

Se kjo urë duhet të hapet dhe situata të normalizohet e kishte thënë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Madje, ai kishte thënë se po bisedohet me eprorët për një hap të tillë.

Por, nga BE dhe KFOR, kanë thënë se një vendim i tillë duhet të merret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

A duhet të hapet ura e Ibrit?

Analisti Hidajet Ahmeti, në një prononocim për “Bota sot”, ka thënë se nëse ka plan konkret atëherë mund edhe të veprohet.

Ai kritikon edhe qeveritë e kaluara për mos vullnetin dhe mos guximin për të marrë një hap të tillë.

“Nëse ka plan konkret për hapjen e ures atëherë edhe mund të veprohet ashtu. Por, çdoherë plani duhet të jetë specifik, duke u koordinuar dhe duke funksionalziuar të gjithë mekanizmat e kontrollit.

Hapja e urës mund të konsiderohet një hap i jashtëzakonshëm, edhe pse unë nuk do ta quaja ashtu, pasi po veprohet konform ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë. Është faktike se qeveritë e kaluara nuk kanë pas vullnetin, por as guximin për të marrë një hap të tillë.

Institucionet e Kosovës dhe mekanzimat e sigurisë duhet të jenë efektiv dhe efikas në vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, por nganjëherëzingjiri komandues mund të jetë i instrumentalzuar nga politika për qëllime të grupeve të interesit. Nëse do të ketë koordimin të mirëfilltë të mekanizmave të kontrollit, nuk mund, por as nuk duhet lejuar të ketë incidente në atë pjesë, pasi është në të mirë të komunitetit serb”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article