Analisti politik shpjegon pse Vuçiqi nuk do dialog, “godet” Ramën e Qosjen!

2 months ago 7
Reklamë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur, siç duket nuk ka ‘asnjë’ rrugëdalje. Serbia p oe bën çdoherë e më të vështirë, mbase edhe duke i humbur kuptimin.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk është i gatshëm për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Sipas saj, Vuçiq po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë, veçmas ardhjen në pushtet në ShBA, të ish-presidentit, Donald Trump.

Analisti Milazim Maraj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se deklarata e Sonja Boserko është e vërtetë duke thënë se Vuçiq nuk ka si të veproj ndryshe.

Sipas tij, ky dialog ishte vetëm për Serbinë dhe jo për Kosovën.

“Këtë të vërtetë e konstatoj edhe një herë Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi z. Sonja Boserko. Kjo e vërtetë është konfirmuar sa e sa herë për kohën që u zhvillua dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka pas asnjë arsye Vuçiq të veproj ndryshe. Presioni u zhvillua ndaj Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë. Dialogu i quajtur i lehtësuar nga BE ishte vetëm për Serbinë. Kosova u torturua më presione dhe ndëshkime fare të pa arsyeshme. Këtë e bënë dy misionarët e BE që vinin nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Lajçak më shumë përngjante në një ambasador të Serbisë së një misionar të BE që duhej të ishte neutral. Ai jo rrallë përmendi kërkesat e Vuçiqit se nuk mund të japim diçka pa fituar diçka. Në këtë grackë kanë mbetur të dy këta misionar”, thotë ai.

Sipas tij, arsyet pse Vuçiq nuk do dialog janë shumë të thella, duke listuar disa prej tyre:

"Arsyet pse Vuçiq nuk pranon marrëveshje me Kosovën janë ende më të thella.

Vuiçiq është vazhdim i politikës së Millosheviqit, është betuar së nuk del jashtë kornizave të memorandumit serb për Serbinë e madhe( Botën Ruse).

2. Këtë bekim e ka nga Kisha serbe që udhëheq politikën në Serbi, për ndryshe nuk do të qëndroj aty ku është.

Ka gjetur një përkrahje të çmendur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ka një nismë për ndërrim të territoreve, ide e çmendur e Akademik Rexhep Qosja dhe e stafit të kaluar të udhëhequr nga Hashim Thaqi, kjo ka ardhur si prodhim i shantazhimit të tij nga Serbia për krime lufte. Serbia nuk ka orientim për inkuadrim në BE.

Këtë e ka bërë të ditur jo vetëm Vuiçiq por edhe funksionarët tjerë serb.

Serbia ka arrtit të korruptojë misionar nga BE dhe SHBA për idenë e ndërrimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si Grenell, Palmer etj.

7. Serbia nuk shkel kornizat e interesave ruse në BE. Andaj asnjë marrëveshje nuk duhet pritur në këtë gjendje”, liston Maraj.

Në fund, ai thotë se edhe pse Vuçiqi pret ardhjen e Trumpit në pushtet, politika amerikane nuk ndryshon me ardhjen e tij.

“Serbia pret gjendje më të mirë të ndryshimeve politike në rajon dhe botë për të vazhduar agresionin e saj ndaj fqinjëve. Këtë e pret edhe më ardhjen e kandidatit për President z. Donald Trump. Nuk mendoj që politika e SHBA do të ndërroj me ardhjen e Trump në postin e presidentit të SHBA. Kosova nuk ka pas presion për ndryshim të kufijve asnjë herë. Këtë e kanë kërkuar vetë udhëheqja politike e Kosovës në atë kohë dhe nuk është realizuar më reagimin e Kancelarës së Gjermanisë Merkel. Zbutja e fjalorit të misionarëve të BE në fund të mandatit të tyre ishte një farë shpëlarje e duarve nga korrupsioni dhe njëanshmëria që i përcolli gjatë terë mandatit. Kosova nuk ka çka jep për kompromis ngase nuk lëshohen toka shqiptare për toka shqiptare. Rruga në të cilën i futi lakmia dhe korrupsioni qeveritë e kaluar në veçanti pas Dr. Rugovës ka sjellë jo vetëm vonesë por edhe mjaftë humbje në zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Kosova duhet të luftoj korrupsionin, spiunazhin, nga cila do derë të futën në Kosovë. Ndikimet e huaja në Kosovë janë shumë aktive dhe nuk ka ende veprime adekuate për të i ndaluar. Kosova duhet të forcohet në ekonomi, politikë dhe planin e sigurisë në forcimin e marrëdhënieve më aleatët tonë e në veçanti më SHBA. Serbia di mirë ta matë raportin e forcave. Në këtë situatë gjeopolitike nuk duhet të pritet ndonjë demokratizim i Serbisë. Avancimi i kuadrove kriminale serbe në pushtet madje edhe atyre që janë në listën e zezë të SHBA është një tjetër tregues për orientimin e Serbisë. Serbia për mes të kishave serbe dhe Xhamive islame po përdor fonde ruse dhe arabe për të destabilizuar rajonin në favor të botës ruse”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article