Analisti: Serbia është fajtore dhe e përkëdhelur nga BE

2 months ago 15
Reklamë

Kosova dhe Serbia janë marrë vesh që të zbatojnë Marrëveshjen e arritur në Ohër, në vitin 2023.

Por, Serbia është ajo e cila po i ik zbatimit të kësaj marrëveshje duke mos zbatuar asnjë nen të saj.

Derisa, ditë më parë ndërmjetësit i dialogu, Miroslav Lajçak, ka shprehur ankesa se nuk pati asnjë iniciativë, nga palët kosovare dhe ajo serbe, për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

”…ne si ndërmjetës e kemi pasur të qartë se zbatimi duhet të jetë transparent dhe i bazuar në faktin se diçka duhet të jepet, për të marrë diçka”, ka thënë ai.

Analisti Faton Mehamti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Lajçak-ut, nuk ka të bëjë më shkëmim territoresh, por që hap rrugë për një gjë të tillë.

Sipas tij, BE nën ndërmjetësimin e Lajçak-ut dhe Borrell-it ka dështuar , andaj kjo duhet të nryshojë dhe të ndërrohet kursi që është përdor deri tani.

“Nuk më korrespodon kjo deklaratë e Lajçakut në shkëmbim të territoreve, mirëpo hap rrugë për një gjë të tillë. Në këtë kuptim duhet të jetë më i përgjegjëshëm z.Lajçak për mos të lejuar që Serbia të ushqehet me nacionalizmin e territoreve.

Besoj se Kosova s’ka çfarë jep, është Serbia kasapi që duhet të jep përgjegjësi për krimet, dhe faktin se rajoni është i tensionuar për shkak të Serbisë. BE nën ndërmjetësimin e Lajçak dhe Borrel ka dështuar, këtë duhet ta pranojnë dhe të ndryshohet kursi që kanë ndjekur deri tani. Serbia është fajtore dhe e përkëdhelur nga BE”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article