Analisti zbulon prapavijën e deklaratës së fundit nga Macron – ja cili ishte mesazhi për Kosovën dhe Serbinë!

11 months ago 49

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një paraqitje deklaroi se: Jam i shqetësuar për Kosovën, por jo i frikësuar për një rifillim të konfliktit.

Ai shpreson se liderët e dy “kampeve” të ndryshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duhet të ndjekin “udhërrëfyesin” që është vendosur.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se takimi i pesëshes së BE-së, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia u kërkua zbatimi i marrëveshjes së Ohërit.

“Takimi i pesshës të BE-së me dy liderët, kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq, përpos që iu kërkua zbatimi i marrëveshjeve të dakorduar në Bruksel dhe Ohër, poashtu të dyja palëve iu është tërhequr vërejtja se për BE, është e papraushme çdo provokim nga cilado palë për ta dërguar situatën në tensionim”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që që nga ai takim të dyjat palët, si Kosova ashtu edhe Serbia nuk do të ndërmarrin veprime që do të tensionin situatën.

“Dhe mbi këtë bazë është marrë garanci edhe nga kryeninistri Kurti por edhe nga presidenti i Serbisë se nuk do të marrin asnjë veprim nga asnjëra palë që do ta tensiononte edhe më tej situatën apo raportet Kosovë- Serbi në ndonjë përshkallzim të një konflikti. Besoj se mbi këto bisedime dhe mbi mesazhin e qartë të BE-së ndaj palëve , Kosovës dhe Serbisë e ka mbështutur edhe deklaratën e tij presidenti francez Macron”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

Kujtojmë që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë, mirëpo një marrëveshje finale ende nuk është dakorduar të nënshkruhet.

comment

Read Entire Article