Analiza në Drejtorinë e Policisë Vlorë, Balla liston prioritetet: Jemi pranë zbardhjes së ngjarjeve kriminale

9 months ago 11
12:18 19/01/2024

Pas analizës së punës në Drejtorinë e Policisë Vlorë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka dhënë një prononcim për mediat ku dhe ka zbardhur çështjet që kanë qenë në fokusin e kësaj mbledhje.

Gjatë fjalës së tij, Balla është shprehur se ka një vëmendje të shtuar ndaj krimeve mjedisore teksa ka paralajmëruar të gjithë ata që hedhin mbetje afër detit apo në det.

“Kemi një vëmendje të shtuar ndaj krimeve mjedisore. Duam të garantojmë një bregdet të pastër. Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, do të kontrollojmë kriteret e mjedisit në të gjitha njësitë hoteliere për të garantuar që askush të mos guxojë të hedhë mbetje në det apo pranë detit.”

Balla ka deklaruar se një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe luftës së ndërtimeve pa leje në Vlorë. Ministri gjithashtu ka garantuar qytetarët vlonjatë se policia është pranë zbardhjes së ngjarjeve kriminale të së shkuarës.

“Po rrisim kontrolin tonë kundër luftës së ndërtimeve pa leje, këto sëmundje të së vjetra të mos shfaqen. Rendit dhe sigurisë, kam shpresë që pavarësisht punës së mirë që mund të bëjmë, mjafton një ngjarje e rëndë kriminale të rikthejë shqetësimin e qytetarëve të Vlorës nga makthet e së shkuarës. Garantoj qytetarët dhe personat që përfshihen në ngjarje kriminale që ne jemi pranë zbardhjes së këtyre ngjarjeve kriminale.”

Ministri Balla është shprehur se Policia e Vlorës ka pasur vitin më të mirë 2023-shin, teksa ka folur dhe me shifra.

“Policia e Vlorës ka pasur vitin 2023 vitin më të mirë. 2023-shi ka qenë një vit i mirë në shifra në të gjithë vendin, në të gjithë indikatorët që marrim në konsideratë, shifra që e konfirmojnë këtë. 3.6 milionë mjete që kanë qarkulluar në rrugët e Shqipërisë në 2023, rritje të trafikut dhe inicidenteve rrugore. Kemi 50% më pak ose 2 herë më pak incidente rrugore edhe pse kemi dyfishim të mjeteve.”

I pyetur për hetimet në lidhje me vrasjen e Gëzim Sinopatit në Vlorë, Balla është shprehur se kanë besim se po shkojnë drejt dokumentimit dhe arrestimit të autorëve.

“Është një ngjarje kriminale e rëndë për të cilën është angazhuar drejtori i përgjithshëm i policisë për ndjekjen e saj. Besojmë që në pistën kryesore që kemi, do të shkojmë drejt dokumentimit dhe arrestimit të autorëve”, deklaroi ministri Balla./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article