Ancelotti do ta lë përsëri veteranin e ekipit jashtë formacionit për ndeshjen ndaj Leipzigut

7 months ago 7

Pasi thashethemet u përhapën se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka një marrëdhënie të ‘tensionuar’ me kapitenin Nacho Fernandez, italiani duket se do ta testojë sërish forcën e raportit të tyre.

Ancelotti gjithmonë është shprehur pozitivisht në publik për mbrojtësin veteran, por së fundmi është raportuar se 34-vjeçari ndihet se nuk e ka besimin e plotë të trajnerit të tij.

Pasi besoi se do të ketë një rol të rëndësishëm në ekip, Nacho vendosi që të rinovojë përsëri kontratën e tij, por ani pse ai ka luajtur më shumë për shkak të lëndimeve këtë sezon, spanjolli ende ndihet se nuk e ka besimin e Ancelottit.

Kjo mund të vërehej në ‘Mestalla’ gjatë vikendit, kur Aurelien Tchouameni u përdor si mbrojtës në vend të Nachos për t’u përballur me Roman Yaremchuk dhe Hugo Duro në barazimin 2-2.

Mundo Deportivo ka raportuar se Ancelotti po i numëron ditët deri në rikthimin në aksion të Eder Militaos, pasi ai këputi ligamentet e gjurit dhe pritet që të rikthehet në mes të muajit prill.

Përpara duelit me Leipzigun që do të luhet nesër (e mërkurë), Ancelotti duket se do të marrë vendimin që të startojë përsëri me Tchouamenin, pas paraqitjeve të dobëta të Nachos përkrah Antonio Rudiger.

‘Los Blancos’ sa i përket statistikave qëndrojnë më mirë në mbrojtje me Tchouamenin në vend të Nachos, mirëpo të shtunën dy gabime individuale bën që Valencia të shënojë golat.

Natyrisht, Nacho është ‘kryqëzuar’ disa herë gjatë këtij sezoni për paraqitjet e tij, ku vlen të theksohet paraqitja e tij ndaj Atletico Madridit në barazimin 1-1 në ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/

Read Entire Article