Andre Breitenreiter ka dy oferta të rëndësishme në tavolinë, njëra nga to e Kosovës

10 months ago 47

Trajneri gjerman, Andre Breitenreiter, ka dy oferta të rëndësishme në tavolinë para vetes, ku njëra ndër to është nga Kosova.

Telegrafi ka mësuar se një takim është mbajtur mes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Breitenreiter dhe pritet të ketë zhvillime të reja gjatë ditëve në vijim.

Përveç Kosovës, 50-vjeçari ka marrë ofertë edhe nga Hamburgu që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Pozita e përzgjedhësit tek Kosova momentalisht është vakant, pas largimit të Primozh Glihas me të përfunduar cikli kualifikues për EURO 2024.

Alternativa tjera të mundshme sipas asaj që është raportuar ditëve të fundit janë edhe Roberto Carlos dhe ish-trajneri i Besiktasit, Senol Gunes.

Breitenreiter ka një CV të pasur, teksa ka drejtuar klube të ndryshme në Gjermani, duke filluar nga Paderborni, Schalke 04, Hannoveri dhe Hoffenheimi.

Përvojë ai kishte bërë edhe në Zvicër, teksa për një sezon ishte në krye të Zurichut./Telegrafi/

Read Entire Article