Anëtarësimi në BE/ “Shqipëria u bë pengu i Gjermanisë, Francës dhe Holandës”, Rama nga Kongresi i PS: S’do e prishim gjakun, e as busullën e rrugës drejt Evropës

10 months ago 24

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe pengesat që janë hasur.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka qenë për të hapur negociatat vite më parë, por ka hasur pengesa nga shtete si Gjermania, Franca, Holanda, ndërsa shtoi se tani ka dalë edhe Greqia. Ndër të tjera Rama tha se ‘Shqipëria nuk e do e prishë  gjakun për këta’, referuar vendeve anëtare.

“Shqipëria ishte gati për të hapur negociatat vite më parë. Por, Këshilli nuk e arriti konsensusin sepse në atë moment Gjermania-Franca dhe Holanda kishin arsyet politike për t’u mos u bashkuar. Nuk mendoj se Suedia, Finlanda janë më pak parimor kur bie fjala për të vlerësuar rrezikshmërinë e një vendi që duhet të japin votën sesa Gjermania, Franca dhe Holanda. Franca ka prej kohesh një filozofi ndryshe të bashkimit të BE-së. Holanda, një vend ka qenë një vend i rritjes së forcave anti-BE. Shqipëria u bë pengu i asaj dinamike., sa mbaruan zgjedhjet në Holandë, e zbutën pozicionin dhe kryeministri holandez erdhi për herë të parë në Tiranë dhe konfirmoi mbështetjen e negociatave për në BE.

Tani ka dalë Greqi me arsyen e mos arsyes që e dimë të gjithë. Kjo s’ka lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nesër mund të dalë dikush tjetër, po pse për këta do e prishim gjakun ne? Ne duhet të jemi qetësisht të vetëdijshëm dhe s’do e humbasim kurrë busullën që BE, Evropa, vendi ku dielli lind andej ku perëndon është amaneti dhe borxhi historik që të gjithë udhëheqësit i kanë pasur gjeneratën tjetër. Këtë borxh PS do e shlyejë. Ne me qetësinë e vetëdijes duhet të bëjmë detyrat tonë me përkushtim. A i hapet rruga sot, apo nesër…përpara se t’i duhet Francës, Greqisë na duhet ne.”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article