Anita Muçaj – Haradinaj: Ganiu u lëndua nga vetja e vetë, nuk ka faj as produksioni

9 months ago 30

 Ganiu u lëndua nga vetja e vetë, nuk ka faj as produksioni

Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me situatën që krijoi Gani Gërmia.

Ai kërkoi të largohej nga gara dhe çmimi i madh pas një video që iu publikua në spektakël.

Pas konkurrentëve, mendimet e tyre kanë dhënë edhe opinionistët: Bledi Mane e Anita Muçaj – Haradinaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Spikerja e lajmeve theksoi se Ganiu u lëndua nga vetja e vetë dhe se për këtë nuk ka faj askush.

“Mendoj që u lëndua nga vetja e vetë dhe këtu nuk ka faj asnjëri nga banorët, as produksioni, as ne”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo madje tha se i ka dhënë disa këshilla gjatë gjithë këtij rrugëtimi që ka pasur.

Gërmia nuk u largua përfundimisht nga shtëpia pasi kërkoi të qëndronte vetëm në dhomën e sekreteve për 24 orë. /Telegrafi/

Read Entire Article