Antonio Conte bën ‘lëmsh’ Serie A

10 months ago 11
20:20 26/11/2023

Të gjithë të çmendur pas italianit, Roma e Napoli më pranë 54-vjeçarit

Të gjithë të çmendur pas Antonio Contes. Trajneri është njeriu më i kërkuar në kampionatin italian në fund të sezonit. Të shumtë janë trajnerët që mund të ndryshojnë skuadër.

Mazzarri ka firmosur me Napolin deri në fund të sezonit, Mourinhos i skadon kontrata me Romën, ndërsa fati i Piolit varet nga performanca në fushë e Milanit.

Tre skuadra ‘big’ të cilët e kanë shndërruar Conten në njeriun që mund t’i riktheje tek lavdia. Duke iu referuar edhe situatës, shanset më të mëdha janë që 54-vjeçari të firmos me Romën.

Marrëdhëniet në kryeqytetin italian mes teknikut Mourinho dhe drejtuesve nuk kanë qënë të qeta dhe mungesa e një rinovimi mes palëve e shtyn Conten gjithnjë e më shumë drejt verdhekuqve.

Por, në garë të fortë për ta ulur në stol është edhe Napoli. Marrëdhënia e mirë me presidentin Aurelio de Laurentiis, i cili e tentoi edhe në fillim të sezonit mund ta shtyjë Conten drejt kampionëve të Italisë.

Shanset më të ulëta sipas ekspertëve të merkatos në Itali janë ato që shikojnë një rikthim të 54-vjeçarit tek Interi dhe Juventusi, skuadra me të cilët italiani ka fituar trofe në eksperiencat e mëparshme.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article