Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Berishës, e lë në “arrest shtëpiak”

8 months ago 25
09:11 25/01/2024

Prej thuajse një muaji kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpiak, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Këtë të Enjte Apeli i Posaçëm pasi dëgjoi argumentet e avokatëve të ish-kryeministrit, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ose lehtësim të saj.

Dy mbrojtësit e liderit të opozitës e konsiderojnë vendimin e dhënë në 30 Dhjetor si të paligjshëm dhe të marrë në kushtet kur më parë duhej shqyrtuar kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ndërkohë nga ana tjetër, prokurorët thonë se Berisha nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës dhe rëndësinë e veprës penale./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article