Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të kreut të Kadastrës Lezhë dhe përgjegjësit të Legalizimeve

7 months ago 4

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku, të cilët janë vënë nën hetim për “Shpërdorim Detyre”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili e cilësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë së Lezhës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për dy zyrtaret e Agjencisë së Kadastrës.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Elidon Ndreka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article