Apeli rrëzon kërkesën e Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

8 months ago 11
10:36 29/01/2024

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për leje të posaçme. Kjo leje lidhej pikërisht me kërkesën e Belerit për t’u betuar para Këshillit Bashkiak si kryebashkiak i Himarës.

Përmes avokatëve, por edhe personalisht nga kafazi i sallës, Beleri kërkoi më herët ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.

Beleri ndodhet në qeli që prej Majit të këtij viti me dyshimet se bashkë me Pandeli Kokaveshin, është përfshirë në korrupsion zgjedhor në vendoret e 14 Majit./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article