Arabia kërkon arbitra të njohur

11 months ago 14
Reklamë
23:34 28/09/2023

Synon t’i afrojë me shpërblime të larta

Në Arabinë Saudite përveç transferimit të futbollistëve të njohur duan të kenë edhe arbitra të nivelit të lartë. Kjo sipas gazetës britanike “The Times”.

Shpërblimet më të mira janë një pikë e fortë e këtij kampionati që tani ka futbollistë si Cristiano Ronaldo, Neymar apo Karim Benzema.

Në Premier League një arbitër përfiton nga 139 mijë deri në 347 mijë euro në sezon që në Arabinë Saudite do të ishte disa herë më i lartë. Ky kampionat e ka dëshmuar më herët që mund të marrë arbitra të njohur në Europë.

Shembull është anglezi Michael Oliver, i cili arbitroi ndeshjen mes Al Hilal dhe Al Nassr më 18 prill të këtij viti. Vetëm me këtë sfidë ai mori dy herë më shumë se sa mund të merrte në një ndeshje të Premier League.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article