Arabia miliarda dhe në Golf, Rahm thyen Messi e Ronaldo

10 months ago 49
19:58 08/12/2023

Spanjolli i bashkohet kampionatit të golfit, do të përfitojë 465 milione Euro në vit

Viti 2023 mund të cilësohet si më i suksesshmi për Jon Rahm si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Golfisti spanjoll është sportisti i radhës që firmos në Arabinë Saudite, për tu bërë lojtari më i paguar në botë.

Një kontratë që vlen 465 milionë euro në vit, duke tejkaluar edhe marrëveshjet e yjeve të futbollit botëror, si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për të marrë pjesë në Ligën Saudite të Golfit.

Marrëveshja milionëshe e 29-vjeçarit tejkalon me rreth 155 milionë euro shifrat që fiton Messi e Ronaldo së bashku, duke i lënë pas në renditjen speciale të pagesave. Numri 3 i Botës dhuroi një performancë fantastike në fushat e golfit, ku numëron 4 trofe, përfshirë atë Master, por edhe pjesë e ekipit kampion të Spanjës në Ryder Cup, mes kombëtareve më të mira të Europës.

Largimi nga Europa do të ndikojë në vazhdimësinë e tij në renditjen Botërore. Aktualisht, kampionati arab nuk vlen pikë dhe mungesa e tyre do të sillte rënie ose në rastin më të keq, emri i spanjollit do të hiqet prej saj.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article