Arabia Saudite ‘rrëmben’ edhe Rafael Nadal

8 months ago 13
Reklamë
16:20 16/01/2024

Spanjolli emërohet ambasador i tenisit në Lindjen e Mesme

Arabia Saudite duket se nuk ka synim vetëm zhvillimin e futbollit. 22 herë kampioni i Grand Slam-it, Rafael Nadal është emëruar si ambasador i Federatës Saudite të Tenisit, për të inkurajuar të rinjtë për të zgjedhur raketën.

“Është një mundësi e madhe për të zhvilluar gjëra të rëndësishme në një vend që ka potencial të rritet. Një vend që po hapet dhe po investon shumë në sport. Shpresoj shumë që të arrijmë objektivat që dëshiron vendi. Ndoshta synimi më i madh është të inkurajojmë gjithnjë e më shumë njerëz dhe veçanërisht brezat e rinj që të praktikojnë këtë sport. Mendoj të rritemi, të praktikosh sportin në këtë rast, tenisin, por sporti në përgjithësi, mendoj se ka shumë gjëra pozitive.”

Autoriteti i Sporteve Saudite tha gjithashtu se po zhvillohen plane për të krijuar një Akademi të re e cila do të pagëzohet me emrin ‘Rafa Nadal’ në vendin e Lindjes së Mesme që do të trajnojë lojtarë të rinj. Sipërmarrja e Nadal vjen pasi e ardhmja e tij në fushat e lojës mbetet në dyshim. Ai aktualisht është jashtë Australian Open pësoi një dëmtim të muskulit.


Të ngjashme

Read Entire Article