Arbër Abilaliaj konfirmohet trajner i Partizanit

11 months ago 23
20:19 19/11/2023

Vendimi, pas rezultateve pozitive në javët e fundit

Nga drejtor teknik në trajner. Suksesi që pati Arbër Abilaliaj pas largimit të Zoran Zekiç nga Partizani, bëri që presidenca t’i besojë drejtimin e skuadrës.

“Pas shumë diskutimeve, arritëm në përfundimin që trajneri më i mirë për momentin për Partizanin dhe që emërohet sot, do jetë z.Arbër Abilaliaj. Do t’i mbajë të dy funksionet”, tha Presidenti i klubit.

Për trajnerin e ri, marrja e detyrës erdhi natyrshëm pas sukseseve në gjashtë ndeshje radhazi.

“Që nga dita e parë që kam ardhur këtu, jam ndjerë si në shtëpi, jam ndjerë normalisht që mund të jap shumë më shumë nga vetja dhe që mund të arrijmë të bëjmë diçka shumë të mirë”.

Partizani gjendet në vedin e dytë të renditjes me 26 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të parë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article