Uzuni lë pas dëmtimin, Granada në “festë”

2 hours ago 20

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni është kthyer në stërvitje te skuadra e Granadës, pas dëmtimit që e la edhe jashtë grumbullimit te kuqezinjtë.

Mediat spanjolle raportojnë se Uzuni pritet të jetë në fushë këtë fundjavë, pasi ai konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Nuk është rastësi që atij ka filluar t’i jepet edhe shiriti i kapitenit, ndërsa aktualisht është edhe lojtari me vlerën më të lartë të kartonit në këtë skuadër.

Kartoni i Uzunit vlerësohet 6 milionë euro nga faqet e specializuara të merkatos dhe ai është lojtari i tretë me vlerën më të lartë në La Liga 2. Serxhio Arribas dhe Lukas Robertone janë të vetmit futbollistë që kanë një vlerë më të lartë se Uzuni në kategorinë e dytë spanjolle në këtë sezon.

Read Entire Article