Arbër Salihu sjell videoklipin e këngës “Oj Kosovë”, fituese e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK

9 months ago 35

Triumfi i këngës “Oj Kosovë” në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK, që u performua nga Arbër Salihu, i njohur gjerësisht si La Fazani, tashmë është bërë edhe më i veçantë me publikimin e videoklipit.

Videoklipi i këngës fituese është realizuar nën drejtimin e Likana Cana, e cila ka ndërmarrë përgjegjësinë e regjisë.

Ndërsa, bashkëpunimi dhe kimia krijuese mes saj dhe Arbrit kanë shkëlqyer edhe në pjesën e skenarit, të cilin ata e kanë hartuar së bashku.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa Arbër Salihu shënoi një moment historik me fitoren e tij në fund të tetorit, një detaj i ngarkuar me simbolikë është fakti që, pavarësisht suksesit në skenën kombëtare, Kosova aktualisht nuk gëzon të drejtën e pjesëmarrjes në Eurovision.

Videoklipi i “Oj Kosovë” vjen si një dritare që shpalos talentin dhe kulturën kosovare, edhe pse në platformën e Eurovisionit ende nuk ka mundësi të prezantohet zyrtarisht. /Telegrafi/

Read Entire Article