Ardi dhe Mirdoni fillojnë lojën, sulmojnë banorët e tjerë

9 months ago 27

Sapo filloi spektakli i Big Brother Vip Kosova 2, dhe nisi me një videoklip ku protagonistë janë Ardi dhe Mirdoni.

Ata të dy u cilësuan si dy njerëzit që sollën shumë pozitivitet shtëpisë pas hyrjes së tyre.

Vërehet në këtë klip që përplasje më së shumti ka pasur mes Kaderit dhe Mirdonit. Ai e ka pranuar që ajo e ka pasur një qasje jo të mirë ndaj tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Përplasja e tyre vazhdoi kur Kaderi e quan “Mirdon FaceApp-i”, ndërsa e thumbon duke e krahasuar me personazhe te serialeve turke, për shkak të Afërsisë së saj me Lumbardhin, gjithashtu duke e përmendur rastin kur Kaderi kishte thënë “Vetëm kam qëndruar në barkun e nanës”.

Ardi dhe Mirdoni shihen në këtë klip që gjithashtu kanë debatuar me Ganinë.

Ardi e pyet: “A mendon që ke dalë mirë te publiku? Komedianit nuk i vynë me qenë në “fërrka me të tjerët”

Ndërsa Mirdoni është shprehur: “Unë me Ganinë nuk njihemi jashtë hiç, po nuk e di pse iu ka fiksu atij që njihemi jashtë që 10 vjet. Ai është në gjendje me vrapu veç me e kapë kamera.” /Telegrafi/

Read Entire Article