Argjentina “Porta e Artë” e spiunëve/ Si vendi favorizon agjentët sekret, shqiptarët përbëjnë rrezikun më të madh

1 month ago 7
Reklamë

Buenas Noches” (Mirëmbrëma), ishte mënyra sesi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mirëpriti në Moskë dy fëmijët 9 dhe 11 vjeç çiftit rus, të cilët ishin dënuar në Sllovaki si spiunë. Nuk është alarmant fakti që fëmijët nuk flasin rusisht, por rrjeti i gjerë i spiunëve dhe deri ku mund të kamuflohen. Kjo përshëndetje konfirmon se Argjentina është porta e Rusisë në një rrjet të gjerë spiunazhi global. Buenos Aires iu ofron një mundësi të artë rusëve për të vepruar si spiunë nën petkun e artë të qytetarit të thjeshtë.

Për të kuptuar këtë mjedis të errët dhe kompleks, mund të jetë e dobishme të shikoni nga afër pemën që përfaqëson valën e qytetarëve me origjinë ruse që mbërritën në Argjentinë, pas shkurtit të vitit 2022. Pikërisht koha kur Putin vendosi të pushtonte Ukrainën.

Ka të dhëna zyrtare nga Migracioni që i bien vazhdimisht kambanave të Inteligjencës Kombëtare argjentinase për një prani të lartë agjentësh rusë. Gjërat janë më të pakontrollueshme tani sepse me Javier Milei në pushtet dhe rreshtimin e tij të pakufizuar me Shtetet e Bashkuara, vendi pushoi së qeni një qeveri miqësore ose neutrale për interesat gjeopolitike të Moskës. Kohët kur Alberto Fernández i ofroi Putinit që Argjentina të ishte “porta e Rusisë për në Amerikën Latine” kanë ikur prej kohësh.

Këtë javë pati një thirrje zgjimi që ishte befasuese për vendin.

“Rusia është karakterizuar nga dërgimi i spiunëve në Argjentinë për t’i përgatitur, për t’u dhënë atyre identitetin dhe për t’i dërguar në vende të ndryshme të botës. Ata që Putini sapo ka marrë janë dy spiunë që erdhën në Argjentinë, u bënë prindër të dy fëmijëve në Argjentinë, morën dokumentacionin argjentinas bazuar në fëmijët e tyre- pasaportat argjentinase. Ne nuk ishim në gjendje t’i zbulonim, sepse janë situata që e gjejnë Argjentinën pothuajse të pambrojtur”, tha shefi i shtabit, Guillermo Francos.

Kjo është një situatë që po kthehet në kërcënim serioz për interesat e përhershme të Republikës së Argjentinës. Është thelbësore të raportohet se në pesë vitet e gjysmë të fundit, më shumë se 111 mijë njerëz me kombësi ruse hynë në Argjentinë. Shumica dërrmuese për arsye turistike. Ajo që bie në sy është se duke filluar nga viti 2022 – që përkon me fillimin e pushtimit të Ukrainës – numri i qytetarëve të atij vendi është rritur në qiell, pasi nga 2012 që ishin regjistruar në vitin 2021, ai u rrit në 17729 në vitin 2022 dhe vitin e kaluar rekordin prej 37678. Por nuk mbaron me kaq: në 7 muajt e parë të këtij viti, tashmë në vend kanë hyrë 21.946 persona. Një bum turistik i çuditshëm dhe i dyshimtë.

“Argjentina e favorizon këtë valë sepse ka marrëveshjen e vitit 2009 që lejon hyrjen për qytetarët rus në vend pa viza. Është një destinacion i lehtë, të cilin çdo rus mund ta përdor. Por hyrjet që përfaqësojnë më shumë rrezik nuk janë ato që kalojnë përmes Emigracionit me pasaportë ruse. Më të rrezikshmit janë ata që hyjnë me pasaporta nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ose që ishin pjesë e Traktatit të Varshavës, si nga Kazakistani apo Shqipëria”. Dy spiunët që u pritën nga Putini me roje nderi në aeroportin qeveritar të Moskës në Vnukovo, kishin hyrë në vend me pasaporta nga Meksika dhe Austria dhe me identitete të tjera që nuk kishin të bënin me Rusinë: Anna Dultseva hyri në Argjentinë e inflirtuar si Maria Rosa Munos, e lindur në Greqi me origjinë nga Meksika dhe bashkëshorti i saj, Artiom Dultsev i inflirtuar si Ludwig Gish, në Keetmanshoop, Namibi.

Skema e spiunëve është e njëjtë, vajza shtatzëna shkojnë në Argjentinë në javën e 35 ose 36 si turiste dhe pasi ato lindin mund të marrin pasaportën argjentinase për shkak të fëmijës së porsalindur. Ndërsa burrat shkojnë si turistë dhe më pas shprehin interes për artin dhe krijimin e një biznesi, kryesisht galeri, ku kjo i jep mundësinë të marrin dokumentacionin e nevojshëm për të qëndruar në vend dhe më pas të aplikojnë për pasaportë. Kjo skemë nuk përdoret vetëm nga spiunët, por edhe anëtarë të tjerë të bandave të ndryshme kriminale. Për ta, Argjentina nuk është asgjë tjetër përveçse “Porta e Artë” për të kontrolluar Amerikën Latine.

Read Entire Article