Arlind Ajeti merr ofertë në fushë

1 year ago 28
Reklamë
17:10 05/08/2023

Presidenti i Adana Demirspor pëlqen lojtarin

Një situatë e pazakontë i ndodhi Arlind Ajetit në përfundim të ndeshjes mes ekipit të tij Cluj dhe Adana Demirspor në turin e dytë të Conference League. Mbrojtësin shqiptar e ndali presidenti i klubit turk, Murat Sancak duke i thënë se e donte në skuadër pas asaj që pa në fushë.

Sancak, i cili në atë moment ishte i gëzuar pasi ekipi i tij kishte siguruar kualifikimin në raundin tjetër i pa edhe numrin në fanellë Ajetit, i cili ia ktheu me buzëqeshje.

Sikur të mos mjaftonte kjo presidenti thërriti edhe drejtorin sportiv Gokhan Gokturk që të mbante shënim emrin. Arlind Ajeti u transferua këtë verë te rumunët e Cluj, duke firmosur deri në 30 qershor të 2025.

Vlera e kartonit të tij sipas Transfermarkt.com është 400 mijë euro. Adana Demirspor që debuton në kupat e Europës ka për trajner holandezin Patrick Kluivert.

Tv Klan

Adana Demirspor Başkanı Murat Sancak, maç sonunda Cluj forması giyen Arlind Ajeti’yi, sportif direktör Gökhan Öztürk'e göstererek "Bunu alıyoruz" dedi. pic.twitter.com/LfZlEgn2uh

— Nexus Sports (@nexustransfer) August 4, 2023

Të ngjashme

Read Entire Article