“Arma e përdorur, revolver me mulli, nuk mund të çmontohej”, ish-prokurori: Dikush bleu pistoletën dhe ia dha Mjacajt përmes…

9 months ago 14

Ish-prokurori Eugen Beçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24 ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të dënuar me armë zjarri.

Ai u shpreh se teoria për futjen e armës së vrasjes pjesë-pjesë nuk qëndron, pasi pistoleta tip revolver me mulli nuk mund të çmontohet për të lehtësuar futjen e saj në burg.

Sipas tij dikush ka blerë revolverin dhe ia ka dhënë Sokol Mjacajt përmes një gardiani apo polici të burgut.

“Të shkosh në burgun e Peqinit dhe të flasësh për mungesë skaneri, kamerash, kur çdo personi që hyn në burg dhe çfarëdo sendi që hyn kontrollohet imtësisht dhe të futet një pistoletë revolver me mulli, e cila nuk çmontohet, pra nuk mund të futet pjesë pjesë. E rëndësishme është të ruhet rendi brenda burgut. Ka nevojë që ministria e drejtësisë të mbledhë informacione dhe të marrë konfirmime nga institucionet e tjera. Sistemi i burgjeve duket sikur është në një ishull më vete.

Minimalisht dikush ka blerë revolverin dhe ia ka dhënë Sokol Mjacajt përmes një gardiani apo polici. Në veprimet e tij ka pasur bashkëpunim me një punonjës. Vrasja është kryer në bashkëpunim. Këto raste janë kambanë alarmi për situatën në burgjet shqiptare”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article