“Të lumtur që do të kthehen”/ Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët e Gjadrit nisen nesër drejt Italisë

2 hours ago 25

Gjykata e Romës vendosi transportimin e emigrantëve të vendosur në kampin e Gjadrit drejt Italisë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për News24 se në lidhje me transportimin e tyre janë dy mundësi, largimi i tyre nga Vlora apo Shëngjini.

Gjatë dy ditëve që ndodhen në këtë kamp, emigrantët përveç procedurave, i janë nënshtruar edhe kontrollit shëndetësor si dhe janë pajisur me veshje, me të cilat kishin probleme pas transportimit.

Ndërkohë, burime nga brenda kampit, bëjnë me dije se emigrantët janë shumë të lumtur që do të largohen nga kampi dhe do të transportohen drejt Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article