Armando Broja vlen 60 milionë Euro

8 months ago 25
Reklamë
16:00 18/01/2024

Chelsea vendos çmimin për shqiptarin pas ofertave të shumta në merkato

Dashuria për të sa vjen e shtohet, e rrjedhimisht dhe pretendimet. Armando Broja është shndërruar në njeriun e momentit në merkaton e dimrit. Çdo ditë ka skuadra që futen në garë për shërbimet e tij dhe nga ky fakt po përfiton edhe Chelsea. Plot 60 milionë Euro është çmimi i vendosur nga “Blutë e Londrës” për të lënë të lirë Brojën që të firmos me një tjetër skuadër.

Katër ekipe të Premier League gjenden tashmë në gjurmët e tij, teksa marrëveshje mbetet e vetme, shitje përfundimtare. 60 milionë Eurot e pretenduara prej londinezëve duket se kanë trembur jo pak konkurencën, të cilët e cilësojnë shifër si mjaft të kripur.

Klube si Uest Hem, Fulham, Uolves dhe Aston Vija e vlerësojnë kartonin e Brojës mes 30 dhe 40 milionë Eurove. Chelsea tani po studion në mënyrë aktive oferta për Broja dhe është gati të shesë. Por kundrejt këtyre pretendimeve të tyre, vështirë se ndonjëra prej skuadrave të interesuara është gati për të paguar për shqiptarin që në këtë moment.

Për 22-vjeçarin Fulham dhe Uolves pretendojnë fillimisht një marrëveshje huazimi, me opsion për detyrim blerje në fund të sezonit. Broja ka shënuar dy gola në 17 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, kjo e ndikuar edhe nga problemet fizike dhe atij rikthimi në fushë nga operacioni në gju.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article