Armatimi i serbëve në veri/ Ish-agjenti ‘zbulon’ se kush i solli armët dhe ku i fshehën

3 weeks ago 37
Reklamë

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për çështjen e veriut të Kosovës, ndarjen dhe armatosjen e strukturave dhe grupeve kriminale serbe.

Ai thotë se, veriu që nga viti 1999 është mbushur me armë serbe, e kjo sipas tij, ndodhi pas marrëveshjes së Kumanovës në mes të NATO-s dhe ushtrisë serbe.

Sipas tij, në atë kohë, të gjitha brigadat ushtarake serbe u tëroheqn të fundit nga veriu i Kosovës, prandaj shton se, pas vendosjes së KVOR-t francez në atë pjesë, ushtarët serb u ngadalësuan qëllimisht dhe në veri mbetën armët në duart e kriminelëve serbë të mbledhur nga tërë Kosova me qindra mijëra armë!

“Nuk është sekret që edhe në disa mbledhje në mes ndërkombëtarëve dhe strukturave civile kriminale serbe, të cilat kishin mbështetjen e shërbimit sekret francez DGSE, do të thotë të ushtrisë franceze, serbët ka pasur rast të armatosen, kur edhe krimineli serb Oliver Ivanoviqi me serbët tjerë i kanë kërcënuar administratorët e huaj se do ta rrafshonin Mitrovicën me mortaja 120 mm, po nuk u plotësuan kushtet serbe, dhe po u hap ura e Ibrit për shqiptarët”, thotë Miftari.

Ai shprehet se, armët ushtarake edhe pas luftës, edhe sot i mbanin në Kisha, në spitale e ambulanta, në varreza dhe armët që ju duheshin t’i përdorin i mbanin nëpër puseta të kanalizimeve të caktuara dhe shtëpi të braktisura ose të djegura.

“UDB dhe MUP-i serb në bashkëpunim me forcat franceze, KFOR-in francez, do të mundeshin të sillnin armë tjera që do ta zëvendësonin konfiskimin e armëve që ju bëri KFOR-i danez. Në atë kohë një AK47 kushtonte 35 marka, e më vonë 50 euro për serb. Do të thotë se, bandat serbe dhe strukturat shtetërore kriminale serbe kurrë nuk e kanë pasur problem sjelljen e armatimeve, të dërgesave të reja për strukturat kriminale serbe sidomos në veri”, shton ai.

Miftari pohon se, Bashkësisë Ndërkombëtare, NATO-s, UNMIK-ut nga G2 i UÇK-TMK-së, Policisë, SHIK-ut u kanë dërguar me qindra mijëra raporte të sakta me foto dhe lokacione se ku po i mbajnë të fshehta armët bandat serbe, por ushtria franceze nuk ndërmerrte veprime as nuk lejonte të ndodhte asgjë.

“Kurse armët e tanishme që po gjenden i kanë sjellë njerëzit e UDB-së, BIA, kohë pas kohe përmes Zheravnices dhe të Manastirit të Banjskës, sigurt me bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in hungarez. Sipas informacioneve tona me një grup eprorësh të KFOR-it hungarez disa herë me kamionë të KFOR-it kanë sjellë armë pastaj janë shpërda herë me vetura ambulancash, e herë me vetura të policisë së Kosovës në veri, pasi policët serbë në veri ishin shumica ish-kriminelë të rojes të urës dhe llogari i jepnin Beogradit, edhe pse uniformën dhe rrogën e merrnin nga Prishtina, nga ish qeveritë e korruptuara që lejonin dhe planifikonin disa edhe ta ndanin veriun e Kosovës me Serbinë”, thotë ai.

Miftari shprehet se, kjo politikë e ndyrë e kontrabandës, tradhtisë e drogës, cigareve, naftës... ka funksionuar për mrekulli nga qershori i vitit 1999 deri në vitin 2021 kur u zgjodh qeveria e Albin Kurtit, e cila sipas tij, kishte shumë sabotime nga brenda të organizuara nga ish pushtetarët e korruptuar të pasluftës si nga PDK-LDK dhe nga AAK-AKR dhe nga Lista Serbe.

“Sabotohej Qeveria e Kosovës nga krimi i organizuar i lidhur ngushtë me politikë, si për shembull sabotohej në institucionet kryesore të sigurisë dhe ligjit: si policia, dogana, gjyqësia, AKI... por gjërat, megjithatë tani kanë filluar të bien në vendin e duhur edhe pse Qeveria Kurti akoma nuk ka arrit ta pastroj mirë policinë, gjyqësorin, prokurorinë dhe AKI-in. Kosova sa i përket sovranitet në veri dhe për sundimin e ligjit nuk duhet t’i pyet gjithmonë ndërkombëtarët, vetëm sa për të jua plotësuar dëshirat atyre. Kemi vërejtur shumë herë se madje shumica e atyre që ne i konsiderojmë miq ndërkombëtar, ata po jua mbajnë anën serbëve duke harruar se Kosova është shtet sovran”, përfundon Naim Miftari.

Read Entire Article